Një libian dhe dy sirianë janë arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi ishin të kërkuar nga INTERPOL-i.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur në lagjën “Emshir”, të premten në orën 11:00.
“Janë arrestuar tre meshkuj njeri prej tyre libian dhe dy sirian pasi që të njëjtit kishin fletë-arrest nga INTERPOL-I”, thuhet në njoftim.
Tutje në raport thuhet se tre të dyshuarit janë identifikuar sipas fotografive dhe të njëjtit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /familjajone