Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka sqaruar për opinionin publik se e hëna do të jetë ditë pushimi në të gjitha shkollat e Kosovës, për nder të festave të 28 Nëntorit.
Kjo sindikatë i ka njoftuar të gjitha institucionet arsimore në vend që këtë të hënë të mos punohet.
Sipas tyre, puntorët arsimorë dhe nxënësit e meritojnë që të hënën ta kenë pushim për ta ndier atmosferën festive dhe për ta lartësuar kujtimin për heronjtë dhe dëshmorët e kombit.
“Duke u bazuar në konsultimet dhe kërkesat e anëtarësisë kujton se me kalendarin për këtë vit shkollor dita e hënë e 30 nëntorit është ditë pushimi dhe apelon te punëtorët e arsimit , që të martën me energji të reja dhe në shenjë të lartësimit të kujtimit për flamurin kombëtar, komandantin legjendar Adem Jashari e heronjtë e dëshmorët tjerë të kombit ta vazhdojnë betejën për dituri të reja dhe për përfundimin me sukses të gjysmëvjetorit të parë sipas Kalendarit të MASH për këtë vit shkollor.
Të premten punëtorët arsimor në fillimet e orëve të para të mësimit kanë bashkëbiseduar me nxënësit për 28 Nëntorin e flamurit kombëtar dhe të Komandantit legjendar Adem Jashari dhe pastaj kanë treguar se bazuar në Kalendarin për këtë vit shkollor, aprovuar nga MASH e hëna është ditë pushimi dhe kështu edhe do të jetë”, thuhet në njoftim.
SBAShK thotë se “apeli a vendimi që të hënën të punohet në emër të solidaritetit me punëtorët shëndetësor le të përdorët për ndonjë herë e për ndonjë festë tjetër e jo për festën e madhe të flamurit kombëtar”.
“SBAShK-u kujton se me punëtorët e arsimit janë solidarizuar që moti me mantelbardhët dhe me policinë duke mbajtur procesin mësimor në kushte tepër të rënduara e duke u përballur me Covidin me masa modeste mbrojtëse. Punëtorët e arsimit dhe nxënësit e meritojnë dhe duhet të pushojnë të hënën për ta ndjerë sado pak atmosferën festive e për të lartësuar kujtimin për heronjtë e dëshmorët e kombit, që i sollën lirinë këtij trualli”.
“SBAShK duke u bazuar në konsultimet dhe kërkesat e anëtarësisë kujton se me kalendarin për këtë vit shkollor dita e hënë e 30 nëntorit është ditë pushimi dhe apelon të punëtorët e arsimit, që të martën me energji të reja dhe në shenjë të lartësimit të kujtimit për flamurin kombëtar, komandantin legjendar Adem Jashari e heronjtë e dëshmorët tjerë të kombit ta vazhdojnë betejën për dituri të reja dhe për përfundimin me sukses të gjysmëvjetorit të parë sipas Kalendarit të MASH për këtë shkollor. SBASHK-u ua uron punëtorëve të arsimit dhe gjithë popullit shqiptar kudo është festën e madhe të flamurit tonë kombëtar”, thuhet në njoftim. /familjajone