12 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit.
Në mesin e viktimave ështé edhe një 46 vjeçar nga Rahoveci.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 12 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Podujevë 2 raste (76, 66 vjeç), Prishtinë 2 raste (74, 64 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (61 vjeç), Gjakovë 1 rast (85 vjeç), Gjilan 1 rast (79 vjeç), Kamenicë 1 rast (86 vjeç), Klinë 1 rast (59 vjeç), Lipjan 1 rast (76 vjeç), Prizren 1 rast
(73 vjeç) dhe Rahovec 1 rast (46 vjeç)”, shkruhet në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
.