Drejtorja ekzekutive e Rrjetit të Grave të Kosovës, Igballe Rogova, edhe sot do të vazhdojë protestën e saj para Qeverisë së Kosovës për shkarkimin e Driton Selmanajt, pas deklaratave të këtij të fundit për cështjen e të pagjeturve.
“Rogova, për të pestën ditë me radhë, duke filluar nga ora 12:00 do të qëndrojë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, në sheshin “Skënderbeu” të Prishtinës. Mirëpo, kësaj radhe pankartën “Selmanaj ik” do ta mbajë në duar edhe Nesrete Kumnova, kryetare e Organizatës “Thirrjet e Nënave”. Në fillim ato do të mbajnë 30 minuta heshtje, pastaj në ora 12:30 do të prononcohen për media.
Kumnova, e cila tashmë për dy dekada thërret për drejtësi për të pagjeturit, do të bashkëngjitet si përkrahje për thirrjen e RrGK-së dhe të qytetarëve që tashmë kanë nënshkruar peticionin online, në thirrjen për shkarkimin e menjëhershëm të Selmanajt”, thuhet në njoftimin për media.
Ditë më parë, Rrjeti i Grave të Kosovës i dërgoi një letër kryeministrit Avdullah Hoti për shkarkimin e Driton Selmanajt, pasi ky i fundit, sic thonë, ka fyer cdo qytetar dhe interesat e tyre. /familjajone