Policia e Kosovës ka njoftuar se e kanë arrestuar një person, pasi i njëjti ka ngacmuar seksualisht disa fëmijë në rrjetet sociale.
Policia e Kosovës bën të ditur se rasti ka ndodhur më 26 nëntor, transmeton Telegrafi.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti përmes rrjeteve sociale ka ngacmuar seksualisht disa fëmijë. Lidhur me rastin është kontrolluar një lokacion dhe ne cilësi të provave janë sekuestruar një kompjuter llaptop si dhe një telefon mobil”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Polici njofton se, me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje. /familjajone