Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Kryetari i Malishevës e mposht koronavirusin

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj është shëruar nga koronavirusi.

Komuna e Malishevës ka bërë të ditur se Begaj ndonëse është duke u trajtuar ende në Klinikën Infektive në QKUK, në testin e fundit për covid-19, ka rezultuar negative.

“Kjo është konfirmuar nga familjarët e kryetarit, të cilët janë informuar për rezultatin e testit të fundit. Gjendja shëndetësore e kryetarit Begaj, ditëve të fundit është më e mirë dhe dita ditës është duke u përmirësuar”, thuhet në njoftimin e Komunës së Malishevës.

Komuna e Malishevës ishte ndër komunat e para me numër të madhë të  infektuarave me Covid-19 në Kosovë, por tashmë situata në këtë komunë është stabilizuar. /Familjajonë/

Youtube

Arkiva

Kategoritë