Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Zemaj tregon se a do të hiqet ora policore të dielën

Masat ndaj COVID-19 do të vazhdojnë të jenë në fuqi, edhe pse të dielën janë zgjedhjet e  jashtëzakonshme në Podujevë dhe në Mitrovicën e Veriut.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, kur është pyetur se a do të ketë të dielën orë policore, tha se do të dakordohen me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) por edhe se ata duhet ta rregullojnë orarin e votimeve, e që ka theksuar se kufizimet vlejnë për të gjithë dhe se nuk do të ketë asnjë masë lehtësuese.

Madje Zemaj në emisionin “Radar” në RTV Dukagjini tha se të dielën do të shtohen edhe masat dhe do të ketë mbikëqyrje dhe do të marrin masa ndaj gjithë atyre që nuk zbatojnë masat e Qeverisë së Kosovës.

Zemaj mes tjerash tha se për situatën epidemiologjike dhe rritjen e numrit të rasteve të infektuar me COVID-19 e ka njoftuar presidenten në detyrë Vjosa Osmani si dhe kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka.

“Ajo çka kam parë dhe informacionet që po marrim sidomos ditët e fundit është një mos disipline në takime, tubime të mbyllura qoftë në shtëpi, oda apo ndonjë kafiteri edhe nga zyrtarët politik. E kam përmendur te kryetari i komunës por po e përmend edhe këtu. Nuk është interes politik vetëm marrja e mandatit, interes politik është përfaqësimi i qytetarëve dhe ruajtja e jetës dhe shëndetit të tyre. Pardje i jam adresuar edhe presidentes në detyrë dhe kryetares së KQZ-së, i kam njoftuar për situatën epidemiologjike i kam treguar për rritjen e numrit te infeksioneve në komunën e Podujevës dhe për komunë e Mitrovicës së Veriut. Asnjë masë lehtësuese nuk do të ketë. Bile, bile do të shtojmë edhe mbikëqyrjen dhe do të marrim masa ndaj gjithë atyre që nuk zbatojnë masat e qeverisë[…]Do ta dakordojmë me KQZ-në, kufizimet vlejnë për të gjithë, ata duhet të rregullojnë orarin e votimeve…”, tha Zemaj transmeton Telegrafi.

Ndërsa gjatë ditës së sotme Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) do të paraqes hartën e re dhe në bazë të saj, Zemaj thotë se do të rishikohen masat.

Por që në rast se profesionistët rekomandojnë që duhet të merren masa, ai thotë se do t’i procedojë ato masa.

“Sot është dita kur IKSHPK e sjellë hartën e re në bazë të kalkulimeve javore…Ne i kemi masat në fuqi, përcjellja e tyre është relativisht e mirë, inspektoratet kanë qenë të mobilizuara. Po kërkojmë disiplinë, bashkëpunim, dhe vetëdijesim., ka shkelje[…]nëse do të ketë nevojë për masa shtesë me rekomandimet e profesionistëve unë procedojë më tutje”, tha ai.

Youtube

Arkiva

Kategoritë