Të dhënat e fundit kanë sugjeruar se në Angli rreziku më i madh i infektimit me covid-19 janë supermarketet.
Me rritjen e numrit të kufizimeve në Angli, supermarketet kanë mbetur të hapura për konsumatorët shkruan SkyNews.
Sipas Public Health England (PHE), supermarketet po konsiderohen të jenë vendi i dytë më i raportuar i rasteve me covid-19.
Nga pacientët e infektuar me covid-19 në ditët e analizuara, rreth 18.3% janë infektuar nga supermarketet.
Vendet e tjera më të ekspozuara nga covid-19 sipas PHE janë:
Supermarketet: 18.3%
Shkollat e mesme: 12.7%
Shkollat fillore: 10.1%
Spitalet: 3.6%
Shtëpia e të moshuarve: 2.8%
Kolegjet: 2.4%
Institucionet parashkollore: 1.8%
Palestra: 1.1%.