Të gjithë kanë nevojë të mbajnë një maskë fytyre në publik (dhe në shtëpi nëse jeni i sëmurë) – edhe nëse tashmë keni pasur Covid-19.
Ndërsa mendojmë se kemi imunitet për disa kohë për shumicën e njerëzve pas infektimit me SARS-CoV-2, ne ende nuk e dimë me siguri se si funksionon imuniteti për këtë virus të veçantë ose sa zgjatë imuniteti mbrojtës shkruan ËebMD.
Disa prova sugjerojnë që imuniteti i një pacienti të rikuperuar mund të zbehet brenda gjashtë muajve.
Ne gjithashtu e dimë se ekziston një mundësi që ju të mund të infektoheni më shumë se një herë me koronavirusin.
Nëse kjo ka ndodhur, ju mund të infektoheni përsëri dhe të mos e dini atë – dhe nëse nuk përdorni maskë, rrezikoni të përhapni virusin tek të tjerët.
Përfundimi:
Edhe nëse jeni infektuar më parë nga koronavirusi, përsëri duhet të përdorni një maskë në publik.
Dhe mos harroni se maska është vetëm një nga praktikat e shëndetit publik që duhet të përdorni për të zvogëluar përhapjen e këtij virusi.
Kur të jeni jashtë, qëndroni të paktën 6 metra larg nga njerëzit e tjerë. Lani duart shpesh ose përdorni pastrues dore rregullisht. Duke bërë këto tre gjëra të thjeshta, ne mund të parandalojmë që shumë njerëz të mos sëmuren nga Covidi.