Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 2505 testime në Shqipëri, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 744 persona.
Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 19 persona të prekur me Covid-19 në Shqipëri.
Aktualisht, në 3 spitalet COVID po trajtohen 455 pacientë, 21 në terapi intensive, 7 pacientë janë të intubuar. /Familjajonë/