Muaji nëntor shënon muajin e ndërgjegjësimit ndaj sëmundjes së kancerit të mushkërive.
Në Kosovë, kjo mënyrë shfaqjeje e kancerit nuk ka qenë shumë e shpeshtë, për dallim nga vitet e kaluara.
Në periudhën janar-nëntor të këtij viti janë shënuar 115 raste të kancerit të mushkërive, ndryshe nga viti i kaluar kur ishin 45 raste më shumë, në kohën e njëjtë.
Sipas drejtorit të Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishit, kjo rënie e numrit të rasteve me kancer në mushkëri ka ndodhur si pasojë e ndaljes së shërbimeve radiologjike për shkak të pandemisë, transmeton Koha.net.
Ai, ndër të tjera, tregoi edhe për format e parandalimit të kancerit të mushkërive, ndërsa, sa i përket mënyrës së mjekimit të kësaj sëmundje, Kurtishi u shpreh se nuk ka ndonjë dallim të madh nga llojet e kancerëve të tjerë.
Si shkaktar kryesor i kancerit të mushkërive mendohet të jetë duhanpirja, që llogaritet si me e rrezikshmja sa i përket këtij problemi. /familjajone