Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Ministri Zemaj: Spitalet janë të mbingarkuara

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, është shprehur se spitalet rajonale janë të mbingarkuara me pacientë të shtrirë nga COVID-19.

Ndonëse, sic thotë ai, masat janë duke u respektuar, ne duhet të vazhdojmë të kujdesemi për vetën dhe rrethin tonë.

Zemaj gjithashtu shprehet se kemi një stabilitet sa i përket lakorës së rasteve me COVID-19.

 “Masat janë duke u respektuar sidomos pjesa e kufizimeve, dhe kërkojmë që kufizimet që janë edhe ditën të respektohen, grumbullimet e panevojshme të eliminohen njerëzit ta shtojnë kujdesin dhe ne të shkojmë duke ulur infeksionin. Kemi një stabilitet të atij pragu të lakores, por ne duhet të kujdesemi. Spitalet tona dhe personeli shëndetësorë tash është i mbingarkuar nga rastet”, u shpreh Zemaj.

Këto komente Zemaj i bëri pas pranimit të një donacioni nga Ambasada e Hungarisë në Kosovë. /familjajone

Youtube

Arkiva

Kategoritë