Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Ambasada e Gjermanisë në Shqipëri mbyll sportelet për shkak të pandemisë

Ambasada gjermane në Tiranë ka mbyllur sportelet për lëshimin e vizave për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Ambasada përmes një njoftimi në Facebook njofton se të gjithë ata që kanë aplikuar do të marrin një datë tjetër përmes komunikimeve elektronike.

Njoftimi i plotë

” Prejt ditës së sotme, 18.11.2020, nisur nga gjendja aktuale Zyra e Vizave dhe e Pashaportave të Ambasadës Gjermane në Tiranë është e mbyllur për arsye parandaluese. Personat e prekur nga mbyllja e zyrës do të marrin në momentin më të parë të mundshëm një datë/orë të re aplikimi.

Ne do të informojmë përmes faqes së internetit apo Faceboouk-ut sapo zyra të rinisë veprimtarinë e saj. Lutemi për mirëkuptimin tuaj.

Në raste urgjente konsullore mund të na kontaktoni përmes numrit të shërbimit të gatshëm. Lutemi për mirëkuptimin tuaj që përmes këtij numri nuk mund të japim informacione rreth datave të aplikimit apo procedurave për vizë”. /Familjajonë/

Youtube

Arkiva

Kategoritë