Turqia ka vendosur të marrë masa të reja kufizuese për të parandaluar përhapjen e COVID-19.
Masat e reja do të fillojnë të zbatohen duke filluar që nga dita e premte.
Ministri i Brendshëm i Turqisë paralajmëroi se këto masa do të përfshijnë kufizimin e funksionimit të restoranteve dhe kafeneve.
Sipas deklaratës, kafenetë, qendrat tregtare, restorantet dhe sallonet e flokëve do të punojnë prej orës 7:00 deri në 17:00, ku në restorante do të lejohet vetëm shërbimi “mere me vete”, transmeton Koha.net.
Kinematë do të mbyllen deri në fund të vitit, ndërsa shkollat fillore do ta vazhdojnë mësimin në distancë.
“Ne po përballemi me një situatë serioze. Numri i rasteve dhe vdekjeve kanë arritur një nivel serioz, duke filluar me Stambollin, kështu që ne duhet të jemi më të kujdesshëm”, ka thënë presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Vetëm të martën, në Turqi u raportuan 103 persona të vdekur nga koronavirusi, shifër kjo shumë e lartë dhe e paarritshme që prej prillit të këtij viti.
Ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 11 mijë, që nga shfaqja e pandemisë.