Specialistët e papunë të Stomatologjisë janë duke protestuar para Ministrisë së Shëndetësisë.
Arsyje për këtë po del të jetë mospërfshirja e tyre në punësim, anise është premtuar nga ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.
Ministri Zemaj njoftoi se të gjithë specializantët në sistemin politik shëndetësor, por kjo ende nuk ka ndodhur.
Mirjeta Berishaj- Dobra, specialist e Stomatologjisë, u shpreh se asnjë ministër i Shëndetësisë nuk i ka sistemuar ata, përkundër premtimeve të dhëna, raporton Koha.net
“Kemi protestuar sa herë dhe asnjë ministër nuk na ka sistemuar. Jemi specialist dhe në asnjë konkurs nuk jemi përfshirë. Specialistët tanë nuk kanë vend askund. Ne kemi bëra kërkesë për takim me ministrin Zemaj por asnjëherë nuk na është mundësuar takimi. Qëllimi i yni është të diskutojmë gjatë se pse po na bëhet ky diskriminim. Jemi shumë specialistë por për shkak të pandemisë kemi dalë me pak. Ka më shumë se dhjetë vite që nuk ka pasur konkurs pra duhet të bëhet diçka”, u shpreh ajo.
Protesta për ditën e sotme ishte paralajmëruar ditë më parë, nga vetë specialistët e Stomatologjisë. /familjajone