Qendra për Arsim në Kosovë në bashkëpunim me Qendrën për Studime të Avancuara shënojnë Ditën Botërore për Parandalimin e Abuzimit ndaj Fëmijës, për vitin e tretë me radhë.
Përmes një njoftimi për media tregohet se kjo ditë shënohet në kuadër të projektit “Së bashku kundër abuzimit ndaj fëmijëve” e që është financuar nga Bashkimi Evropian.
Projekti ka filluar të zbatohet në vitin 2020 dhe ka për qëllim të sigurojë të drejta të plota për të gjithë fëmijët në botë
Qendra për Arsim në Kosovë dhe Qendra për Studime të Avancuara fushatën e filloi me disa mesazhe kundër abuzimit të fëmijëve, të bëra nga vetë fëmijët, shkollat e të cilëve janë përfitues të projektit.