Franca bëhet vendi i parë në Evropë që ka shënuar mbi dy milionë të infektuar nga COVID-19.
Drejtori i agjencisë shëndetësore atje, Jerome Salomon, thotë se tanimë janë të paktën 2 milionë e 36 mijë e 755 persona të infektuar me virus në Francë.
Sipas tij, gati në cdo zonë të Francës ka të infektuar me virus.
Salomon shtoi po ashtu se është e vështirë të ballafaqohet me këtë krizë, ashtu që edhe stafi shëndetësor po ndihet i lodhur nga kjo gjendje.
Franca vetëm gjatë javës së fundit ka regjistruar mbi 1219 pacientë të vdekur, duke e cuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 46 mijë e 273 persona. /familjajone