Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar që gjatë 24 orëve të fundit 690 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 dhe ndërkaq 337 të tjerë janë shëruar.
IKSHPK-ja njofton që nga gjithsej 1 mijë e 566 mostra të marra nga ShSKUK, 690 prej tyre kanë rezultuar pozitivë.
Ndryshe në Kosovë numri i rasteve aktive me koronavirus ka arritur në 11 mijë e 768.