Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton që gjatë 24 orëve të fundit 16 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID-19.
‘Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 2 raste (78, 76 vjeç), Prishtinë 2 raste (68, 65 vjeç), Prizren 2 raste (72, 69 vjeç), Rahovec 2 raste (55, 53 vjeç), Dragash 1 rast (76 vjeç), Ferizaj 1 rast (75 vjeç), Gjilan 1 rast (65 vjeç), Kamenicë 1 rast (75 vjeç), Mitrovicë 1 rast (60 vjeç), Pejë 1 rast (67 vjeç), Podujevë 1 rast (41 vjeç), Suharekë 1 rast (82 vjeç)’, shkruhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Që nga fillimi i pandemisë 849 qytetarë të Kosovës kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit.