Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Ngjarje e rëndë në Gjakovë, 17-vjeçari dyshohet se u vetëvra

Policia e Kosovës raportoi se mbrëmë në ora 21:00 në fshatin Rogovë të Komunës së Gjakovës dyshohet se një 17-vjçar i ka dhënë fund jetës.

Zëdhënësi i Policisë së Gjakovës, Nusret Gjurkaj i tha KosovaPress-it, se familjarët e kanë dërguar në spital ky aty mjeku ka konstatuar vdekjen e të riut.

“Në fshatin Rogovë. Një 17-vjeçar dyshohet se është vetëvrarë. Familjarët e kanë dërguar në spitalin e Gjakovë. Mjeku ka konstatuar vdekjen. Rasti ka ndodhur rreth orës 21:00. Në vendngjarje janë dalë policia”, tha Gjurkaj.

Megjithatë, ende nuk bëhen të ditura rrethanat që çuan 17-vjeçarin drejt këtij vendimi.

Youtube

Arkiva

Kategoritë