Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Pak shtretër e shumë të infektuar me COVID-19 në spitalet e Kosovës

Duke e parë numrin e të infektuarve gjithnjë në rritje, klinikat në QKUK shtrojnë nevojën që të ketë më shumë shtretër në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për rastet e rënda.

Për ta zgjidhur këtë problem, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, u shpreh se do të vijnë edhe 500 shtretër për këtë klinikë.

Ndonëse ky premtim erdhi shumë më herët, ende nuk është gjetur një zgjidhje afatgjate për këtë problem.

Radio Evropa e Lirë tentoi që të marrë përgjigje nga Armend Zemaj për këtë vonesë të shtretërve, por nuk pati përgjigje nga ky i fundit.

Edhe pse ka shtim të numrit të të infektuarve, mungesat në shtretër janë akoma evidente.

Infektologu Salih Ahmeti shprehet se javëve të fundit nuk kanë pasur kapacitete t’i pranojnë të gjithë ata pacientë që kanë pasur nevojë të hospitalizoheshin. Sipas tij, një spital posaçërisht për COVID-19 është më se i nevojshëm në këto kohë, kur situata me pandeminë po shkon duke u vështirësuar. /familjajone

Youtube

Arkiva

Kategoritë