Një burrë është therrur me thikë në rrugën “Afrim Zhitia” në Prishtinë.
I lënduari ka marrë trajtim mjekësor në vendin e ngjarjes.
Kështu tha për Klan Kosova Daut Hoxha, zëdhënës i policisë.
“Sonte rreth orës 18:00, ne rr. Afrim Zhitia në Prishtinë, është raportuar për një rast të therrjes me thikë. Policia menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore. Personi i lënduar ka marrë trajtim mjekësor nga kompetentet në vendin e ngjarjes”.
Hoxha shtoi se sipas informacioneve viktima është goditur nga një femër, e cila është shoqëruar për në stacionin policor.
“Sipas informatave dyshohet se viktima (mashkull) është goditur nga e dyshuara(femër), e cila është identifikuar dhe dërguar në stacion policor për procedura të mëtejme ligjore. Hetime tjera lidhur me rrethanat dhe motivin e incidentit janë në proces nga njësitet kompetente të policisë”.