Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Anulohet tenderi për furnizim me oksigjen, SHSKUK i kërkon ndihmë Qeverisë

Është anuluar njoftimi për kontratë për furnizim me oksigjen medicinal në SHSKUK për shkak se nuk kishte asnjë ofertues. Ky institucion i ka kërkuar ndihmë Qeverisë.

Njoftimi për kontratë i publikuar më 4 nëntor kërkonte nga operatorët ekonomikë që t’i dorëzojnë ofertat e tyre në një afat brenda 5 ditësh, shkruan Gazeta Shneta.

Vlera e parashikuar e kësaj kontrate ishte mbi 2.2 milionë euro me afat për 12 muaj. Por asnjë nga operatorët ekonomikë të licencuar për furnizim me oksigjen medicinal në Kosovë, nuk ka dorëzuar ofertë në SHSKUK.

Këtë e ka konfirmuar shefi i prokurimit në këtë institucion Selami Krasniqi. “Ka përfunduar afati dhe nuk kemi pas asnjë ofertë. Tenderi është anuluar”, ka thënë Krasniqi.

Gazeta ka mësuar nga burime brenda QKUK-së se ky institucion i ka kërkuar ndihmë Qeverisë përmes Ministrisë së Shëndetësisë, për ta zgjidhur problemin e mungesës së oksigjenit. Kjo kërkesë vjen pas rritjes së numrit të pacientëve të hospitalizuar të sëmurë me Covid dhe të cilët kanë nevojë për trajtim me oksigjen.

SHSKUK aktualisht ka një kontratë për furnizim me gazra medicinale me kompaninë “Medical Group”.

Pandemia Covid-19 ka shkaktuar mjaft vështirësi për furnizim me oksigjen në Kosovë gjatë muajve korrik dhe gusht kur kishte fluks të madh të pacientëve në spitalet dhe klinikat e SHSKUK-së. /Familjajonë/

 

Youtube

Arkiva

Kategoritë