Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar për trafikim të njerëzve.
Sipas policisë, personi në fjalë dyshohet ta ketë trafikuar viktimën F.K. me aftësi të vogla mendore te njerëz të ndryshëm, për rrjedhojë kjo e fundit ka mbetur shtatzënë, transmeton Telegrafi.
Lidhur me rastin janë shoqëruar në polici edhe gjashtë persona të tjerë, por që janë liruar me procedurë të rregullt.
Viktima është dërguar në ekzaminim mjekësor dhe është vërtetuar se është shtatzënë, ndërsa i dyshuari kryesor është ndalur në mbajtje me vendim të prokurorit. /familjajone