Bashkëthemeluesi dhe shefi ekzekutiv i BioNTECH, Ugur Sahin, tha se është optimist që vaksina eksperimentale do të na mbrojë së paku një vit.
Vaksina eksperimentale kundër coronavirusit është zhvilluar nga kompania farmaceutike amerikane Pfizer në bashkëpunim me kompaninë e bioteknologjisë gjermane, BioNTech.
Ugur Sahin u shpreh për Reuters “Ne duhet të jemi optimistë se efekti i imunizimit do të mund të zgjasë të paktën një vit”.
Ekspertët kanë deklaruar se menaxhimi i pandemisë mund të bëhet në mënyrën më të lehtë me anë të një vaksine efektive kundër coronavirusit.
Autoritetet kanë theksuar se furnizimet fillestare të vaksinës së Pfizer do të jenë të kufizuara. Rreth 50 milionë doza, të mjaftueshme për të vaksinuar 25 milionë njerëz, pritet të jenë në dispozicion deri në fund të vitit.
Prej andej, Pfizer synon të prodhojë një total prej 1.3 miliard dozash përgjatë vitit 2021./Familjajonë/