Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Mblidhet Komiteti për COVID, MSH pritet të mbyllë Prishtinën dhe të marr masa tjera

Komiteti për Koordinimin dhe vlerësimin e pandemisë COVID-19 do të mblidhet sot në një takim pas situatës së krijuar me shifrat rekorde të rasteve të reja pozitive dhe rritjes së numrit të viktimave.

Mësohet se një nga propozimet në këtë takim do të jetë mbyllja e Prishtinës gjatë ditëve të vikendit, pasi shifrat më të larta me Covid janë shënuar ditët e fundit në kryeqytet.

Këto masa të reja i ka paralajmëruar gjatë ditës së djeshme edhe vet ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj.

Sipas burimeve të indeksonline, sot do të miratohen edhe një varg masash të reja kufizuese pasi që dje është regjistruar numri më i madh i të prekurve me Covid19, gjithsejt 546 raste të reja.

Në rast se shifrat e të prekurve do të rriten, në javën e ardhshme priten kufizime të mëdha dhe masa të rrepta, të ngjashme me masat që i kanë marrë shumë shtete evropiane të cilat po përballen me numër të madh të të prekurve nga Covid19./Familjajonë/

Youtube

Arkiva

Kategoritë