Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
TRAJTIMI I DHËMBËVE TË QUMËSHTIT TEK FËMIJËT

Shkruan : Xheladin Ujkani, Dentist për fëmijë

Shpesh herë, dhëmbët anësorë të qumështit në nofullën e poshtme e të sipërme, në anën e majtë e të djathtë, duke përfshi këtu edhe dhëmbët e përparëm të sipërm, prishen në moshë shumë të hershme, shpesh herë fillojnë qysh në moshën dy, tre vjeçare.

Krahas kujdesit dhe edukimit të fëmijëve për pastrimin e dhëmbëve në mëngjes, gjatë ditës sipas nevojës e në mbrëmje para gjumit, largimit nga ushqimet që përmbajnë shumë krip e sheqer e pijet e gazuara e t’i ushqejnë sa më shumë me produkte të qumështit, ujë, pemë e perime të freskëta, prindërit duhet te fillojnë shumë herët përgatitjen e fëmijëve për vizita tek dentistët e të cilat duhet të jenë të vazhdueshme, ashtu siq janë edhe vizitat tek pediatri.

Dhëmbët që kanë filluar të prishen, në fazat e hershme nuk jepin shqetësime e dhimbje dhe mund të trajtohen me shumë lehtësi duke u pllombuar. Edhe në rastet kur janë prishur më shumë e fillojnë të jepin shqetësime, dhimbje gjatë ushqyerjes, në qetësi e gjatë kohës së gjumit, skuqje e infeksione të mishit të dhëmbëve, pavarësisht në cilën fazë janë, mund të trajtohen e shpëtojnë pa u nxjerrur, me vetëm dy veprime: shkurtim i kurorës dhe drenazhë e thellë.

Kjo, patjetër që kërkon kujdes e njohuri të punës me fëmijë nga ana e dentistëve dhe mund të bëhet pa shkaktuar frikë, pa dhimbje e pa anestezion, duke siguruar stabilitet e duke ruajtur hapsirën për dhëmbin e përhershëm. Fjalët magjike: “Të lutem”, “Faleminderit”, “Më fal”, do të duhej të ishin pjesë e vazhdueshme e komunikimit të çdo dentisti me fëmijë.

Prindërit duhet të jenë ndërmjetësues në krijimin e raporteve miqësore në mes të fëmijëve të tyre dhe dentistëve. Pa dyshim, krijimi i raporteve miqësore është parakusht për një vizitë të suksesshme stomatologjike.

Video në vazhdim tregon rastet e trajtimit të dhëmbëve të qumështit, pa dhimbje e pa anestezion.

Youtube

Arkiva

Kategoritë