Kosova edhe sot ka shënuar numër të lartë të të infektuarve me COVID-19.
Gjatë 24 orëve janë regjistruar 159 raste të infektimit dhe janë shëruar 59 persona.
Këto rezultate dolën pas testimit të 1245 mostrave me metodën RT-PCR.
Prishtina prinë me 54 raste, e ndjekur nga Gjilani 34, Fushë Kosova 11, Gjakova dhe Peja 8, Podujeva 7, Ferizaji 6, Prizreni dhe Rahoveci 5, Vushtrria 4, Skenderaji dhe Obiliqi me nga 3, Vitia ka 2 raste dhe me nga një rast janë Drenasi, Istogu, Malisheva, Shtimja dhe Suhareka.