Ecja ju mundëson të gëzoni një shëndet më të mirë dhe njëkohësisht nuk shkakton edhe shumë lodhje.
Katër arsyje se përse duhet të filloni çdo ditë:
Ecni për të ushtruar
Ecja është më e lehtë për trupin tuaj sesa ushtrimet tjera fizike si vrapimi. Ecja mund të mjaftojë që të gëzoni një shëndet më të mirë dhe të jeni aktivë fizikisht, e gjithashtu me kohën ju do të ndërtoni qëndrueshmëri dhe forcë pa pasur nevojë të përdorni ndonjë pajisje.
Ecja është ushtrimi i tërë trupit
A e keni shikuar ndonjëherë dike duke ecur? Jo një garues, por një person të thjeshtë duke ecur shpejt. Trupi i njeriut ecë me lëvizje të sinkronizuara, i përfshin të gjitha nyjet, muskujt, dhe tendoset.
Këmbët, kyçet, gjunjët, ijët, etj., funksionojnë me një ritëm dhe gjithashtu përfshihet edhe pjesa e epërme e trupit. Prandaj, shumë lehtë mund të thuhet se ecja nuk është vetëm ushtrim për këmbët, por për të gjithë trupin.
Avantazhet e ecjes
Doktorët thonë se njerëzit që ecin rregullisht kanë një shendët më të mirë dhe vuajnë më pak nga lëndimet sesa njerëzit që ushtrojnë rreptë.
Përfitimet e ecjes:
Disa nga përfitimet që i sjellë ecja si ushtrim fizik, sipas Harvard Medical School, janë:
– Shtypje më e ulët e gjakut dhe rrezik i zvogëluar i pësimit të sulmit të trurit
– Zvogëlim i rrezikut të sulmeve të zemrës dhe kolesterol më i ulët
– Rritje në densitetin e eshtrave dhe rrezik më i ulët për t’i thyer eshtrat
– Rritje e ndjesisë së mirëqenies, etj./Familjajonë/