u vetëm brenda 24 orëve ky numër është rritur për 239 persona.
Mirëpo, të dhënat mujore të publikuara nga Agjencia ruse e Statistikave sugjerojnë që numri real i viktimave është të paktën dyfish më i lartë.Këtë pranverë, kryeqyteti rus prej 12 milionë e 700 mijë banorësh kishte mbyllur disa biznese dhe kishte vendosur rregulla strikte të vetë-izolimit. Moska hoqi kufizimet në muajin qershor përpara paradës ushtarake dhe mbajtjes së votimit për ndryshimet kushtetuese që i japin presidentit Vladimir Putin fuqinë për të zgjatur sundimin e tij deri në vitin 2036.