Shtetet e Bashkuara i janë afruar regjistrimit të 200,000 vdekjeve me koronavirus, ndërkohë që presidenti amerikan, Donald Trump pretendon se më e keqja ka kaluar për amerikanët.
Mesatarisht rreth 800 amerikanë janë duke vdekur brenda një dite si pasojë e këtij virusi, ndonëse kjo shifër ka rënë nga 2,800 vdekje sa regjistroheshin në mesin e muajit prill. Shumë ekspertë shëndetësorë amerikanë kanë parashikuar në muajt e parë të pandemisë se rreth 200,000 amerikanë do të vdesin nga COVID-19.
“Ne po i afrohemi këndit përfundimtar të pandemisë, me apo pa vaksinë, ne kemi bërë punë fantastike – jo vetëm punë të mirë – punë fantastike”, ka thënë Trump.
Kritikët e Trumpit e kanë akuzuar atë se ka dështuar që të analizojë seriozitetin e kërcënimit të këtij virusi, duke përfshirë dilemat për rëndësinë e maskës. Evropa, në anën tjetër, po përballet me valë të dytë të pandemisë. Spanja, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar janë në mesin e shteteve që kanë regjistruar mijëra të persona të infektuar brenda një dite, duke shtyrë disa shtete që t’iu rikthehen masave të izolimit.
Koronavirusi i ri ka infektuar më shumë se 31 milionë persona në gjithë botën, ndërsa ka lënë të vdekur 963,000. Shtetet e Bashkuara, India dhe Brazili kanë raportuar rreth gjysmën e të gjitha rasteve të konfirmuara.