Gjatë 24 orëve të fundit, 141 persona janë shëruar si dhe 66 të tjerë janë infektuar me COVID-19.
IKSHPK-ja përmes njoftimit zyrtar ka informuar që përveç që nuk ka viktima, gjatë dy javëve të fundit ka rënie prej 44 për qind të rasteve me koronavirus.
Numri i rasteve aktive me koronavirus në vendin tonë është 1 mijë e 778.