Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Arrin në Kosovë një ekip i ekspertëve gjerman të epidemiologjisë

Gjatë ditës së sotme, në Kosovë ka ardhur një ekip i ekspertëve epidemiologjikë dhe mjekësorë nga Instituti Gjerman i Shëndetit Publik “Robert Koch Institute”, ku do të qëndrojë në Kosovë për dy javë për të ofruar ndihmë për nevojat e luftës kundër COVID-19.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se ardhja e ekspertëve gjermanë është lidhur me letrën drejtuar presidentit të Institutit Robert Koch-RKI, Lothar H. Wieler, që një ekip ekspertësh nga instituti të vijë për një mision vlerësues në lidhje me situatën pandemike COVID-19 në Kosovë, njofton Klan Kosova.

“Shkëmbimi i eksperiencave dhe thellimi i mëtejshëm i bashkëpunimit me mjekësinë gjermane dhe shtetet e tjera kundër kësaj sfide është i domosdoshëm.

Ndihmat si kjo  dhe  mbështetja që marrim nga Gjermani, për ne janë shumë të vlefshme dhe bujare, asnjëherë nuk  do të harrojmë këtë solidaritet gjerman që forcon marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy shteteve tona”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

Youtube

Arkiva

Kategoritë