Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Diferencat në mes të REUMATOLOGUT dhe ORTOPEDIT !?

Shkruar nga Dr. Besim Demolli – Reumatolog
Reumatologët janë profesionistë mjekësorë të cilët diagnostikojnë dhe trajtojnë sëmundjet që prekin nyjet, tendinet, ligamentet, kockat dhe muskujt. Pra ata janë të përgatitur enkas për diagnostikim, monitorim dhe trajtimin medikamentoz.

Ortopedët janë profesionist mjekësor të cilët janë të specializuar enkas për të menaxhuar kujdesin operativ . Pra, ata merren me KORRIGJIMIN e deformimeve ose dëmtimeve funksionale të sistemit skeletor, veçanërisht ekstremiteteve dhe shtyllës kurrizore si dhe strukturave të indit lidhor, si muskujve dhe ligamenteve.

Pra dallimi fillestar është se reumatologu është specialist/internist, ndërsa ortopedi është specialist/kirurg. Pra, si rregull hapi i parë në sistemin shëndetësor është konsulta juaj me mjekun e kujdesit parësor shëndetësor i cili edhe e bënë triazhimin e saktë të rasteve klinike. Zakonisht, së pari pas konsultës me mjekun e kujdesit parësor shëndetësor duhet të konsultohet mjeku specialist reumatolog i cili do t’ju vendos një diagnozë dhe do të monitoroj përparimin e sëmundjes suaj pas përdorimit të medikamenteve të ordinuara nga ai/ajo. Pra, ai bënë një trajtim jo-kirurgjikal. Nëse simptomat vazhdojnë edhe më tutje edhe përkundër terapisë së ordinuar, reumatologu shpesh do t’ju referojë tek një kirurg ortoped për të parë nëse ju jeni kandidat për trajtim/ndërhyrje operative/kirurgjike zakonisht si mjet i fundit, nëse asnjë trajtim tjetër nuk mund të lehtësojë problemin që ju keni!?

Konsultohuni me një REUMATOLOG nëse keni :

Dhimbje në një ose më shumë se një nyje!

Enjtje në një ose më shumë se një nyje!

Dhimbje e nyjeve e cila tani ka filluar dhe e cila nuk është pasojë e një dëmtimi!

Dhimbje të nyjeve ose muskulo-skeletore të shoqëruara me ethe, lodhje, enjtje të nyjeve, skuqje të nyjeve, shtangime mëngjesore, kufizime të lëvizjeve të nyjeve!

Dhimbje në nyje që përkon me dhimbjen e shpinës!

Dhimbje të nyjeve tek pacientët e sëmurë më psoriazë, kolit ulçeroz, morbus Crohn, etj!

Dhimbje muskulare me ose pa ndonjë simptomë tjetër!

Dhimbje të përsëritura koke ose dhimbje muskulore!

Dhimbje në fundshpinë me ose pa shpërndarje të dhimbjeve në këmbë!

Simptoma të vazhdueshme të tilla si: ethe e pashpjegueshme, djersitje ose humbje peshe!

Vizitoni një ORTOPED:

Nëse ju keni dhimbje të nyjeve dhe/ ose muskuloskeletore të cilat janë pasojë e lëndimeve!

Nëse ju keni pësuar ndonjë frakturë ( thyerje)!

Nëse ju keni deformime të shtyllës kurrizore!

Në qoftë se ju jeni kandidatë potencial për ndërhyrje operative ortopedike!

Nëse ju keni ç’rregullime të lindura të sistemit muskulo-skeletor, infeksione kockore, tumore!

Në qoftë se ju keni dhimbje të mëdha të nyjeve të cilat edhe ndikojnë në përkeqësimin e aktiviteteve të përditshme!

Në qoftë se ju keni dhimbje në vithe ose gju që rritet gradualisht kur mbani peshë!

Trajtimi i mëparshëm i pasuksesshëm i dhimbjeve të nyjeve!” Trupi i njeriut ëshët një shtet i individëve të barabartë, një shtet demokratik i qelizave, një federatë qelizash. Megjithëse qelizat e një shteti të individëve të lirë me të drejta të barabarta nuk kanë aftësi të njëjta, në të vërtetë ato persitojnë për shkak të varësisë së ndërsjellë që kanë nga njëra-tjetra.”

Image may contain: text

Youtube

Arkiva

Kategoritë