Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Mbi 90 mijë raste të reja me COVID-19 në Indi, shifra më e lartë brenda 24 orëve të fundit

Në Indi janë shënuar 90,632 raste të reja me COVID-19, kjo është shfira më e lartë e rasteve pozitive që është shënuar brenda një dite atje prej shfaqjes së rasteve të para me këtë virus, transmeton Klan Kosova.

Numri i përgjithshëm i të infektuarëve atje është 4,113,812 milionë raste, ndërsa numri i të vdekurve është 70,626, sipas Ministrisë së Shëndetësis në Indi.

India është duke shkuar të bëhet vendi i dytë në botë me numrin më të madh të rasteve me COVID-19.

Të shtunën Ministria e Shëndetësisë në Brazil ka raportuar se i kanë 4,123,000 të infektuar me koronavirus që i bie të jenë 9,189 persona më shumë se në Indi.

MSH-ja në Indi ka deklaruar po ashtu se kanë aktive 862,320 raste me COVID-19 dhe se janë shëruar 3,180,865 pacientë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë