Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Ushtrim shërues i frymëmarrjes të cilin mund ta bëni në krevat: Butësisht u bën masazh mushkërive, zemrës dhe trurit

Ushtrimi i frymëmarrjes për masazhin e organeve të brendshme dhe qelizave plot energji – qe se si mund ta bëni vetë!

Uluni ose shtrijuni, drejtoni shpinën, dhe bëni një marrje fryme nëpërmjet vrimave të hundës dhe vetëm nxitni punën e diafragmës, gjë që do të shkaktojë efektin e balonave në stomakun tuaj, transmeton Telegrafi.

Merrni frymë me hundë dhe lejoni që fryma të zgjasë sa më gjatë, të jetë sa më e ngadalshme, nëpër vrima të hundës, pa zhurmë nëse është e mundshme, që me rastin e marrjes së frymës zgjerohet vetëm stomaku në formë balone dhe që koshi i kraharorit mbetet i palëvizshëm.

Nxjerrja e frymës le të bëhet nga goja, duke e liruar pa kontroll.

Ky ushtrim ndikon direkt në ata muskuj elastikë dhe aktivizon nga poshtë, duke krijuar kapacitete në pjesën e poshtme të mushkërive.

Fryma thellohet, bëhet më energjike, dërgon më shumë oksigjen deri në qeliza dhe në inde, bën këmbimin e gazrave dhe trupin e liron nga teprica e dyoksid karbonit, gjë që çon deri në zvogëlimin e helmeve.

Lejoni vetes që me këtë ushtrim të filloni ditën tuaj derisa jeni në krevat. Përsëriteni marrjen dhe nxjerrjen e frymës dhjetë herë.

Përsëriteni këtë ushtrim të frymëmarrjes edhe në mbrëmje dhe përgatituni kështu për një gjumë gjallërues nate.

Mjafton që në mbrëmje pak ta zgjasni nxjerrjen e frymës në krahasim me marrjen e fryjës, në mënyrë që trupi dhe mendja të relaksohen edhe më shumë nga të gjitha sfidat ditore.

Frymëmarrja e drejtë nga diafragma çon deri në masazhin e butë të të gjitha organeve të brendshme, posaçërisht të organeve të frymëmarrjes dhe të tretjes.

Youtube

Arkiva

Kategoritë