1. Konsumoni të paktën 5 herë fruta dhe perime të freskëta gjatë ditës.
2. Ushqimi juaj duhet të jetë i shumanshëm dhe të përmbajë fibra ushqimore (alimentare), kripëra minerale dhe vitaminë B, të cilat gjenden me shumicë në produkte natyrore dhe të përpunuara si bukë e makarona me miell të pasitur, drithëra, oriz të errët, patate dhe bishtajore. Shumë e rëndësishme në shtatzëni është edhe marrja e mjaftueshme e acidit folik, jodit dhe hekurit. Ndërsa dy produktet e para merren në formë preparatesh, hekuri gjendet me shumicë në produktet shtazore si mish, peshk, vezë, por edhe ato bimore, si sallatë jeshile, farëra, bishtajore etj.
3. Sa më të kursyera në sheqer dhe ushqime të ëmbla dhe super të sheqerosura.
4. Konsumimi 2 deri në 3 porcione në ditë i qumështit me pak yndyrë dhe produkteve të tij (djathë, kos etj.) përbën një burim të rëndësishëm të kalciumit dhe mikroelementeve.
5. Yndyrat duhet të përbëjnë 30-35 % të kalorive tuaja ditore (që për një trup mesatar do të thotë, konsumimi i jo më shumë se 80-100 gramë yndyrave në tërësi, në një ditë). Gjithsesi është mirë që të përdoren sa më shumë vajrat me origjinë bimore (vaji i ullirit) dhe sa më pak yndyrat me origjinë shtazore (mbi të gjitha dhjamërat). Mos neglizhoni në këtë llogaritje edhe yndyrat “e fshehura” si përbërës të çokollatave, akulloreve, biskotave të gatshme etj.
6. Kujdesuni të përdorni sa më shumë ushqime biologjike (të patrajtuara me kimikate) për të ulur përqendrimin e përbërësve të dëmshëm për organizmin.
7. Është mirë që të hiqni dorë nga konsumimi i vezëve të paziera apo të pa gatuara, apo nga pirja e qumështit të pazier të marrë direkt nga fshatari, si rezultat i rrezikut të infektimit nga parazitë të ndryshëm (p.sh salmonela).
8. Po kështu, kritik është edhe përdorimi i mishit të pazier (edhe në formën e sallamit apo të proshutës) për shkak të rrezikut të toksoplazmozës.