Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
31 persona me COVID-19 në zonat e banuara me serbë

Në zonat e banuara me serbë në Kosovë, 31 persona të tjerë janë prekur me Covid-19, ndërsa dy vdekje u regjistruan në 48 orët e fundit.

Kështu ka njoftuar specialisti serb i epidemiologjisë Aleksandar Antonijeviq.

Të dy personat e vdekur janë nga komuna e Zveçanit dhe kishin sëmundje shoqëruese. Një person ndërroi jetë dje, dhe tjetri pardje.

Nga 60 persona që u testuan të shtunën, 18 korrik – 31 persona u sëmurën me Covid-19, tha mjeku Antonijeviq.

Nuk ka raportuar raste të shërimit në 24 orët e fundit, raporton Radio Kontakt Plus.

Gjithsej 112 persona u shtruan në spital me një test pozitiv PCR.

Youtube

Arkiva

Kategoritë