Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Një vaksinë ruse jep rezultate premtuese

Rrit imunitetin tek vullnetarët e testuar

Një vaksinë kundër koronavirusit që po zhvillohet në Rusi po jep rezultate shumë shpresëdhënëse. Është fjala për vaksinën që po zhvillohet nga Instituti kërkimor Gamalej për Mikrobiologjinë në bashkëpunim me Ministrinë ruse të Mbrojtjes, që po i nënshtrohet prej muajit të kaluar testeve klinike.

Zyrtarë të ministrisë ruse të Mbrojtjes thanë se grupet e vullnetarëve, tek të cilët është testuar vaksina, deri më tani rezultojnë të kenë krijuar imunitet ndaj Covid-19.

Vullnetarët janë ndanë në dy grupe. Të parët u testuan për sigurinë dhe tolerancën e organizmit ndaj vaksinës. Testimi i tyre do të përfundojë më 15 Korrik. Ndërsa më 13 Korrik do të nisë faza e dytë e testimit për efektshmërinë, për të kuptuar se sa e fuqizon sistemin imunitar kjo vaksinë.

50 vullnetarët e grupit të parë janë pjesë e trupës ushtarake mes të cilëve janë 10 mjekë dhe 5 femra. Ndërsa në fazën e dytë do të përfshihen vullnetarë civilë.

Vaksina ruse është një prej dhjetërave që po testohen tek njerëzit anekënd globit, kryesisht në Shtetet e Bashkuara. Kryevirologu amerikan Anthony Fauci tha se brenda fillimit të vitit 2021 do të jetë gati vaksina e parë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë