Sipas raportit të Klinikës Infektive në këtë klinikë të hospitalizuar janë 8 pacientë me COVID-19.
“Në Klinikën Infektive, QKUK, sot më 27/05/2020, janë të hospitalizuar 10 pacientë.
Prej tyre të sëmurë me Covid -19 janë gjithsej 8 pacientë.
Nga 8 pacientët me Covid 19:
• 4 raste janë në gjendje stabile.
• 2 raste po trajtohen në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive
• 2 raste janë në Repartin e Mjekimit Intensiv (një rast është në gjendje
kritike, si dhe vazhdon trajtimin një paciente e cila ka rezultuar negativ në
testimet e fundit për Covid 19).
Në repart vazhdon trajtimin 1 pacient, i cili ka rezultuar negativ në testimin e fundit për Covid 19″, shkruhet në raportin e Klinikës Infektive.