Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Kurti: Këtë javë do të merret vendimi për hapjen e kufirit me Shqipërinë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti u shpreh se këtë javë do të merret vendimi për hapjen e kufirit me Shqipërinë.

Kurti tha se ky vendim do të bazohet të Instituti Kombëtar i Shëndetësisë së Kosovës

“Edhe në këto ditë të kësaj jave duhet ta marrim këtë vendim, duke u bazuar edhe në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë së Kosovës, që kufiri mes Shqipërisë dhe Kosovës ta hapet sa më parë. Duam të marrim në vendim politik, por përbrenda të kenë rekomandimet shkencore të Institutit përkatës”, është shprehur Kurti për OraNews.

Ndryshe, Shqipëria ka paralajmëruar hapjen e kufirit më datën 1 qershor. Kufiri me Kosovën ishte mbyllur kohë më parë për shkak të pandemisë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë