Në të gjithë Evropën, shtetet janë duke i lehtësuar bllokadat – me shpresë që një valë e dytë e virusit nuk do të përsëritet.
Në Belgjikë janë hapur shumica e bizneseve por me kushtin që të mbahet distancimi fizik. Restorantet, baret dhe kafenetë mbeten të mbyllura.
Në Francë shkollat fillore do të fillojnë të hapen më një numër të vogël të nxënëse dhe do të fillojnë të rihapen dyqanet e rrobave, libraritë, sallonet e flokëve dhe lulishtet.
Në Britaninë e Madhe do të fillojë lehtësimi i masave në këtë javë.