Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
28 të shëruar dhe vetëm një rast i ri me koronavirus në Kosovë

28 persona janë shëruar, teksa vetëm një ka rezultuar pozitiv me Covid-19 në vendin tonë.

Kështu ka bërë të ditur IKSHPK-ja.

“Sot më 07 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 194 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Me SARS-CoV-2, është diagnostikuar 1 rast.

Rasti pozitiv është rast kontakti nga: komuna e Kamenicës 1 rast (sipas vendbanimit: 1 rast Poliçkë).

Sot më 07 maj 2020, janë shëruar 28 pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 561 raste”, thuhet në njoftim./Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë