11 231 persona janë infektuar me Covid-19 vetëm gjatë 24-orëve të fundit në Rusi. Kështu fatkeqësisht Rusia ka shënuar një rekord ‘të zi’ për sa u përket numrit të infeksioneve nga koronavirusi. Lajmin e ka bërë publik selia e përgjigjeve të Covid-19 në Rusi.
Deri më tani në Rusi janë shënuar 1 625 vdekje nga Covid-19, ndërsa në total janë infektuar 177 160 persona.
Qeveria ruse ka masa bllokimi mbarëkombëtar deri më 12 maj dhe Presidenti Vladimir Putin të mërkurën tha që këto masa mund të zgjaten dhe forcohen në disa rajone të vendit.