Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
​12 pacientë në Klinikën Infektive me COVID-19, një në gjendje kritike

Në orët e hershme të mëngjesit është shënuar viktima e 27 nga koronavirusi në Kosovë.

Infektologu Valbon Krasniqi ka bërë të ditur se pacientja që ka ndërruar jetë është një 63-vjeçare nga Dragashi, e cila përveç infeksionit me koronavirus ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

“Fatkeqësisht sot kishim viktimën e 17-të në klinikën infektive që ndërron jetë nga infeksioni Covid-19. Bëhet fjalë për një grua 63 vjeçare nga komuna e Dragashit e cila në klinikë ka ardhur më datën 26 të muajit të kaluar”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi poashtu ka bërë të ditur se momentalisht në klinikën infektive po trajtohen 12 pacientë, ku një prej tyre është në gjendje kritike.

“Për momentin në klinikë kemi 12 pacientë të prekur me Covid-19. Gjendja shëndetësore e nëntë prej tyre është shumë e mirë, ndërsa dy persona janë në oksigjeno-terapi. Pacientin më të ri e kemi të moshës 2 vjeç e 10 muaj ndërsa më të vjetrin 80 vjeç. Ndërsa, në repartin intensiv vazhdojmë të kemi në gjendje shumë të rëndë një të moshuar 77-vjeçar që poashtu është në hemodializë të rregullt dhe gjendja e tij është jashtëzakonisht kritike”, tha Krasniqi.

Tutje Krasniqi ka thënë se sot gjatë ditës janë liruar 4 pacientë të shëruar plotësisht./Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë