Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Kryetari Smajl Latifi reagon pas dy rasteve të para me koronavirus në Rahovec

Pak kohë pasi IShPK-ja konfirmoi dy rastet e para me koronavirus në Rahovec, ka reaguar edhe kreu i komunës, Smajl Latifi.

Latifi, përmes faqes zyrtare të rrjetit social “Facebook” ka bërë thirrje për mos-përhapje të panikut, por kujdes të shtuar dhe qëndrim në shtëpi.

Ja postimi i plotë:

“Të dashur qytetarë, bashkëvendas të komunës sonë,

Sapo u informova nga IKSHPK, se fatkeqësisht në komunën tonë kemi dy raste me COVID-19.

Pacientet e infektuara, janë që të dyja infermiere në Spitalin Regjional të Prizrenit, në repartin e hemodializës, të njëjtat këto, burimin e infeksionit e kanë nga ky repart ku aktualisht kanë punuar, ju informoj se gjendja e tyre është stabile, kështu që nuk ka vend për panik, por kujdes të shtuar.

Të dashur qytetarë të komunës së Rahovecit, kërkoj nga ju që të mos lëvizni nga shtëpitë e juaja deri sa të marrim vendime si Shtab i Posaçëm Emergjent për hapat e mëtutjeshëm.

Të infektuarave, ju uroj shërim të shpejtë!

Për çdo veprim do të informoheni me kohë!

Ju lutem të qëndroni në shtëpi!

Bashkë do t’ia dalim!/Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë