Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Qëndrimet e qytetareve të Republikës të Kosovës dhe identifikimi i mekanizmave tejkalues gjatë periudhës të COVID-19

Qëndrimet e qytetareve të Republikës të Kosovës dhe identifikimi i mekanizmave tejkalues gjatë periudhës të COVID-19 koronavirus.

Autore: Msc: Nausika Hoxha

Vëmendje: RAPORT I SHKURTËR HULUMTUES QËËSHTË REALIZUAR DHE PUBLIKUAR GJATË PERIUDHËS TË BALLAFAQIMIT ME KORONAVIRUS NË KOSOVË:

                                                             Mars, 2020 / Kosovë

Hulumtimi ka për qëllim identifikimin e mekanizmave tejkalues të qytetarëve të Kosovës dhe mënyrën sesi ata ndjehen gjatë karantimit.

Hulumtimi është realizuar përmes platformës online të administrimit të pyetësorit, ku kanë marrur pjesë 1053 pjesëmarrës të moshave 19-65 vjeç nga rajone të ndryshme të Kosovës. Hulumtimi ka ngritur 4 pyetjet kërkimore:

  1. Cilët janë mekanizmat tejkalues që qytetarët e Kosovës ballafaqohen përgjatë COVID-19 në karantinë?
  2. Mirëqenia psiko-emocionale e qytetarëve përgjatë kësaj periudhe të karantimit?
  3. Cilat janë nevojat e qytetarëve gjatë periudhes të karantimit?
  4. Çfarë aktivitete janë duke realizuar fëmijët gjatë periudhës të karantimit?

Studimi është realizuar sipas dizajnit kuantitativ, me qëllim që rezultatet e dala nga studimi të jenë të matshme në aspektin e frekuencës dhe representative me qëllim të hartimit të strategjive për qasje konkrete ndaj qytetarëve të Kosovës, gjatë përballimit të COVID-19 në karantinim. Instrument për mbledhjen e të dhënave është përdorur pyetësori i formuluar nga 22 pyetjet (tri pyetje të hapura dhe të tjerat me alternativa/opsione) dhe me përgjigjie alternative me shkallë Likerit (1. Fuqimisht pajtohem. 2. Nuk pajtohem. 3. Disi pajtohem. 4. Pajtohem dhe 5. Fuqimisht pajtohem), me qëllim të mbledhjes së të dhënave që shërbejnë për përgjigjiet e pyetjeve kërkimore të studimit. Pyetësori ka qenë i përbërë nga dy pjesë: pjesa e parë nga pyetjet demografike: mosha, gjinia, vendbanimi, numri i anëtarëve të familjes dhe numri i fëmijëve në shtëpi. Ndërsa pjesa e dytë e pyetësorit përbëhet nga pyetjet relevante që kanëpër qëllim përgjigjien e pyetjeve kërkimore të hulumtimit.

Frekuenca e fituar nga rezultatet e platformës online nga është administruar pyetësori, paraqesin përqindjet dhe grafikonet nga përgjigjiet e pjesëmarrësve të pyetjeve që kanë qenë në pyetësor. Gjithashtu, është përdorur edhe analiza deskriptive në tri pyetjet e hapura me qëllim të identifikimit të aktiviteteve të cilat i realizojnë fëmijët dhe mënyrat e solidarizimit gjatë periudhës që jemi duke e kaluar me COVID-19 koronavirus. Analiza deskriptive është realizuar në nivelin e përshkrimit dhe identifikimit të temave më të theksuara nga pyetjet, kështu duke nxjerrur konkludimet nga pyetjet e studimit (Mack, N., Woodsong, C., MacQueen, K. M., Guest, G., & Namey, E. 2005).

Rezultatet:

Fillimisht qytetarët janë përgjigjur me67.4% të cilët pajtohen fuqimishtqë është shumë e rëndësishme qëndrimi në karantinë gjatë kësaj periudhe për të parandaluar COVID-19.

  1. Mekanizmat tejkalues që janë identifikuar si rezultat i analizës përmbajtësore nga aktivitetet e realizuara dhe duke marrur parasysh kontekstin kulturor në Kosovë, atëherë janë identifikuar aktivitetet përgjatë kohës së karantinës; shikimi i filmave 59.1 %, leximi i librave me 42.1 %, batuatat në rrjetet sociale me 35,9 % dhe të tjera si: solidarizimi me 41.9% në aspekt emocional, moral, financiar dhe material, pastaj ushtrimet fizike, lojëra rekreative me fëmijët, punë dore, përgaditjen e ushqimeve të ndryshme, punë të sezonale në oborr, meditim, aplikimin e riteve fetare dhe biseda me familjarë përmes telefonit duke ofruar njërit tjetrit kurajo dhe dashni ndaj situatës si pasojë e COVID-19 koronavirus.
  • Qytetarët e Kosovës përgjatë ballafaqimit me COVID-19 koronavirus në karantinim, duket dukshëm që ndikon në disponimin e tyre me përqindje 41.1 % që pajtohen, ndërsa ndjehen mesatarisht të mërzitur me 31.6% dhe 26.8% pajtohen që ndjehen të mërzitshëm. Ndjehen në panik mesatarisht 32.7% dhe 26.7% pajtohen që ndjehen më shumë në panik dhe 31.6% ndjehen të nervozuar gjatë kohës të qëndrimit në karantinë. Ndërsa 24.8% raportojnë që mesatarisht ndjehen në ankth dhe 37.7% raportojnë që nuk ndjehen në ankth.
  • Nevojat e qytetarëve të Kosovës gjatë periudhës të karantinës si rezultat i COVID-19 janë: Shoqërore 66.2%, Psikologjike 51.5% dhe Materiale 19.2%.
  • Rezultatet nga analiza deskriptive paraqesin që fëmijët gjatë periudhës të karantinës aplikojnë më shumë aktivitete rekreative, stumilumin e shkathtësive ditore brenda shtëpisë që me gjasë kur kanëqenë në shkollë kanë qenë më të kufizuar dhe sipas raportimeve të prindërve të tyre, fëmijët kanë realizuar aktivitete tilla si:  Video lojëra kompjuterike, shikimin e filmave vizatimor, komentimin e tregimeve të ndryshme, punime dore, ushtrime fizike, piktura, qëndrimi në telefon, Ipad, aktivitete mësimore, shikimin e televizionit, lojëra me antëtarët e tjerë të familjes, tenis, ping pong, domino, puzzle, piano, me fyell, lojëra sy mbyllurazi, mbjellje të luleve duke ndihmuar të rriturin dhe duke mësuar, këndim, vallëzim, shikimin e programeve edukativo-arsimore,strukturimin e shtëpisë, mësimin sesi të përgadisin ushqime të ndryshme, lojëra në natyrë, meditim, shikimin e videove qesharake, lojë me topa, loja në ballkon si mungesë e oborrit, mësime online, gjithashtu prindërit kanë raportuar që ndonjëherë po është e mërzitshme situata e tillë me ndikim edhe tek fëmijët sepse po ndjehen më të stresuar dhe situatë të mërzitshme kështu duke e ngritur edhe tonin e zërit.

-Ndërsa burimi më i shpeshtë i marrjes së informatave gjatë qëndrimit në karantinë janë rrjetet sociale me: 82.7%, pastaj televizioni me 60.7% dhe gazeta 6.4%.

-Qytetarët raportojnë me 53.8 % dhe pajtohen fuqimisht që rregullat për higjenën nga Ministria e Shëndetësisë janë korrekte dhe lehtësuese për të parandaluar COVID-19

-Qytetarët raportojnë që 31.6% mesatarisht pajtohen që Republika e Kosovës është e aftë dhe ka kapacitete për të përballuar pandeminë dhe 31 % nuk pajtohen.

-Ndërsa 32% e qytetarëve janë shprehur se janë të pa kënaqur me sjelljet e qytetarëve në ambientet publike për të parandaluar COVID-19-koronavirus.

-Ndërsa përgjigjia nëse zakoni i të shtërnguarit të duarve ‘’si përshëndetje’’ do të zbehet në shoqërinë kosovare si pasojë e kujdesit të COVID-19 dhe 31.9% e pjesëmarrësve nuk janë pajtuar dhe 28.6% mesatarisht janë pajtuar.

  Rekomandimet

  • Nevoja për shërbime psikologjike online nga psikologë profesionistë dhe të fushës për qytetarët e Republikës së Kosovës.
  • Krijimi i rutinës nga qytetarët e Kosovës gjatë qëndrimit në karantinë brenda shtëpisë me qëllim të zvogëlimit të  stresit, ankthit dhe rritjes së produktivitetit si rezultat i rutinës, përshembull: punët e mëngjësit në shtëpi, përgaditja e ushqimit, kohë të planifikuar për të biseduar me të tjerët familjarë të gjërë ose shoqëri, pastaj aktivitete rekreative që janë të dëshiruara (shikimin e filmave, lexim tëlibrave, aktivitete punë dore, programe edukative-arsimore, meditim, ushtrime fizike, solidarizim, ritet fetare, bashkëveprim me fëmijët çoftë në realizimin e aktiviteteve rekreative ose edhe edukative, batuta në rrjetet sociale mirëpo me kohë të kufizuar), çasje të kufizuar në informim konkrete lidhur me ballafaqimin  e COVID-19, nga burime të sigurta informacioni, kohë të planifikuar për të përfunduar punët e shtëpisë dhe kohë të kufizuar për të dalur jashtë për të blerë gjësendet e nevojshme ushqimore dhe ilaqe. Kështu, këto janë disa nga mënyrat që mund të menaxhoni kohën gjatë qëndrimit në shtëpi dhe vendosja e një qëllimi çdo ditë për të realizuar është e nevojshme dhe motivuese.
  • Bashkëveprimi i të rriturveme fëmijët është produktiv në kuptimin e menaxhimit të kohës, ndryshimit të rutinës që edhe fëmijët të krijojnë rutinë brenda mureve të shtëpisë me qëllim të zvogëlimit të stresit dhe zhvendosjes së vëmendjes nga COVID-19 dhe kujdes të shtuar që situatën në të cilën ballafaqohemi të ia përshkruani fëmijës dhe të i informoni përkitazi me moshën kalendarike dhe mendore të tyre.
  • Reflektimi në strukturimin e rutinës edhe tek fëmijët brenda mureve të shtëpisë: Fëmijët të realizojnë aktivitete rekreative sepse nga rezultatet vërehet nevoja e theksuar, gjithashtu aktivitete edukative arsimore të cekura më lartë, mundohuni që përmes tyre të nxitni fëmijët të reflektojnë për potencialin që ata e kanë, të rrisni vetbesimin e tyre çoftë në aspekt akademik dhe rekreative duke thënë fjalë motivuese, pastaj motivim në kompetencat personale të tyre përkitazi me moshën dhe potencialin e tyre, stimulumin e shkathtësive ditore duke qenë të përgjegjshëm për atë që e realizojnë. Organizim dhe qasje e kufizuar në teknologji duke evituar shpenzimin e tepruar të kohës. / Familja Ime
  • E drejta autoriale e hulumtimit duhet të respektohet.
    Autore Nausika Hoxha

Youtube

Arkiva

Kategoritë