Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Ta pranosh që nuk di, shenjë e mençurisë

Të pranosh që nuk di diçka, nuk është gjithmonë e lehtë. Prandaj, për të mos e pranuar para të tjerëve ju mund të pohoni që keni njohuri për atë temë, e kurrë të mos e mësoni.

Nuk ka rëndësi nëse bëhet fjalë për filma, politikë, shëndetësi apo shkencë – në përgjithësi njerëzit mundohen të tregojnë që dinë edhe kur nuk kanë informacione të detajuara.

Por, hulumtimet bëjnë të ditur që të pranosh që nuk di, është shenjë e mençurisë. Ka shumë pak persona që para të tjerëve e pranojnë pa hezitim që nuk kanë njohuri mbi një temë.

Sipas një serie prej pesë studimeve të kryera nga Universiteti i Pepperdine në Kaliforni, personat që e pranojnë që nuk dinë diçka, kanë tendencë të kenë më shumë njohuri. Kjo për arsye se ata që e pranojnë këtë gjë, mësojnë më shumë.

Por ka një trik në këtë mes. Nuk mjafton vetëm të thuash që nuk ke njohuri, por duhet që ta mësosh atë që nuk e di.

“Le të jemi të qartë. Vetëm ta pranosh që nuk e di, nuk është zgjidhja. Është hapi i parë. Njerëzit e mençur thonë që nuk e dinë dhe e mësojnë atë gjë. Ideja që të jeni më të mirë e më të mençur ëshë që të pranoni diçka që nuk dini dhe më pas të punoni që ta mësoni”, shprehet Stephen Dubner, autori i librit ‘Freakonomics”.

Ai beson që njerëzit që e pranojnë që nuk kanë njohuri për një temë, janë më mendjehapur dhe nuk kanë komplekse. /Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë