Vitamina dhe minerale të ndryshme përdoren për të krijuar energji dhe për të dërguar impulse elektrike përgjatë neuroneve në mënyrë që të mund të lëvizim, të mendojmë. Një dietë ushqyese është strategjia më e mirë kundër depresionit.
Ushqimi që hamë ndikon si në qelizat tona njerëzore ashtu edhe në ato mikrobike. Studime të shumta kanë treguar që ushqimi ndryshon koleksionin e triliona baktereve të dobishme në zorrët tona, të quajtur mikrobiome.
Shumë studime kanë treguar që njerëzit që hanë një dietë anti-inflamatore kanë rreziqe dukshëm më të ulëta të depresionit. Një studim i fundit që gjurmoi rreth 6.500 gra mbi 12 vjet tregoi se gratë që hanë një dietë anti-inflamatore kishin një rrezik 20% më të ulët të zhvillimit të depresionit sesa moshataret e tyre.
Këto dieta anti-inflamatore përbëhen nga yndyrna të shëndetshme, vitamina dhe antioksidantë dhe shumë proteina me cilësi të lartë. Nga ana tjetër, shumë ushqime në dietën standarde amerikane (SAD) krijojnë inflamacion kronik.
5 ushqime të cilat mund të jenë shkaktarë të depresionit janë:
- Gluteni
- Organizmat e modifikuar gjenetikisht
- Sheqeri dhe sheqeri artificial
- Vajra perimesh
- Keçapi./Familja Jonë