Prindërit mund ta kenë të vështirë ta pranojnë që fëmija i tyre, nuk do ia ketë gjithmonë nevojën. Pra, që fëmija do të rritet dhe dalëngadalë do e fillojë jetën e tij/saj i pavarur. Por njëra prej vështirësive më të mëdha që një prind mund të ketë është t’i mësojë fëmijëve të jenë të pavarur.
Natyrisht, që fëmijët kur fillojnë e kuptojnë duhet të dinë që kanë edhe përgjegjësi në jetë. Është detyrë e prindërve që të fillojnë e t’ua mësojnë këto përgjegjësi.
Më poshtë do ua listojmë disa mënyra se s’i t’i bëni fëmijët më të pavarur:
1. Bëjeni një listë
Krijoni një listë të deytrave që fëmijët tuaj duhet t’i kryejnë të vetëm, detyra të tilla si të vishen vetë apo t’i mbledhin lodrat. Bisedoni me ta për këto detyra dhe në fillim praktikoni me ta.
2. Mos pritni që të jenë perfekt
Nëse nuk e kryejnë detyrën, në mënyrën më të mirë të mundshme mos u dëshproni. Në vend që të zhgënjeheni, mësojani atyre mënyrën e duhur se s’i kryehen punët. Gjithashtu tregojuni që të gjithë bëjnë gabime dhe nuk ka asnjë njeri perfekt.
3. Mësoni dalëngadalë
E rëndësishme është që të mos ua mësoni të gjitha përgjegjësitë për një ditë. Derisa nuk merr përgjegjësinë për një detyrë, duhet të pritni derisa ta përvetësojë detyën mirë e atëherë është i gatshëm të fillojë të mësojë për detyrën tjetër. /Familja Jone